Mesazh ngushëllimi i Nichervan Barzani për liderin suprem
(last modified Tue, 07 Jan 2020 08:33:58 GMT )
Janar 07, 2020 09:33 Europe/Tirane
  • Mesazh ngushëllimi i Nichervan Barzani për liderin suprem

Nichervan Barzani, kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut në një mesazh dërguar lideri suprem të revolucionit islamik ka shprehur ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, në letrën e Nichervan Barzani dërguar Ajetollah Khamenei liderit suprem të revolucionit islamik thuhet:

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِیمِ

 إِنَّا للّه وإِنّا إِلَیهِ رَاجِعُونَ

Lideri suprem i revolucionit islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei

Përshëndetje dhe selame

Ngjarja që çoi në ikjen e gjeneral Sulejmanit ishte burim shqetësimi dhe dhimbjeje për popullin dhe qeverinë e Kurdistanit të Irakut. Ai ishte ndër miqtë tanë në luftën kundër diktaturës dhe një prej mbështetësve tanë në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Ai është gjithmonë i vlerësuar nga autoritetet e Irakut dhe të fiseve irakiane për shkak të sakrificës dhe mbështetjes së tij. Nga ana ime dhe e popullit të rajonit të Kurdistanit, shpreh ngushëllime për ju dhe familjen e tij. Shpresoj që shpirti i tij të shkojë në parajsë.

Nichervan Barzani

Kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut

Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili ditën e premte më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit.