Rusia i ofron Irakut sistemet S-400
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93834-rusia_i_ofron_irakut_sistemet_s_400
Një anëtar i këshillit të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes tha se Iraku mund të forcojë sistemin e tij të mbrojtjes ajrore me sistemin rus S-400.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2020 16:58 Europe/Tirane
  • Rusia i ofron Irakut sistemet S-400

Një anëtar i këshillit të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes tha se Iraku mund të forcojë sistemin e tij të mbrojtjes ajrore me sistemin rus S-400.

Sipas agjencisë Sputnik, Igor Korotchenko, duke iu referuar krimit amerikan dhe vrasjes së Gjeneral Kasem Suleimani, tha se sulmet ajrore të pushtuesve amerikanë në Bagdad dëshmuan se Irakut i duhej të përmirësonte sistemin e tij të mbrojtjes ajrore. Ai shtoi se Iraku është partneri i Rusisë në bashkëpunimin ushtarak dhe teknologjik, dhe Rusia mund t'i sigurojë atij mjetet e nevojshme për të siguruar sovranitetin e tij dhe për të siguruar mbrojtjen e hapësirës ajrore të Irakut, duke përfshirë sistemet S-400 dhe sistemet e tjera të mbrojtjes ajrore si Buk-M-2 dhe Tor-M-2 dhe sisteme të tjera anti-ajrore.