Shkatërrohet plotësisht sistemi i radarëve në bazën Ajnul Asad
Pas sulmit me raketa të gardës revolucionare ndaj bazës Ajnul Asad në ira, burimet përgjegjës të Irakut kanë njoftuar se sistemi i radarëve të kësaj baze amerikane është shkatërruar plotësisht.
Ushtria amerikane ka dështuar në perceptimin dhe kapjen e raketave të lëshuara nga garda revolucionare dhe kjo tregoi se sa e ndjeshme është kjo bazë. Ndërkohë sipas burimeve sioniste 224 ushtarë të plagosur amerikanë janë transferuar në Tel Aviv, tha një reporter i së përditshmes izraelite Haaretz. Jack Khoury, një gazetar në të përditshmen izraelite Haaretz, njoftoi se 224 ushtarë amerikanë ishin plagosur gjatë sulmit raketor iranian kundër bazës amerikane Ajnul Asad, në një përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Kasem Sulejmani. "Një orë më parë, 224 ushtarë amerikanë, të plagosur në një sulm me raketa iraniane, u transferuan në Tel Aviv me një aeroplan amerikan dhe ata u pranuan në spital," tha Jack Khoury. Llogaria në Twitter e Jack Khoury u bllokua disa minuta pasi postoi këtë twitt. Agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një burim të afërt me Inteligjencën e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, njoftoi se të paktën 80 ushtarë amerikanë ishin vrarë dhe rreth 200 të tjerë ishin plagosur.