Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hashd Shaabi në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93907-avionët_izraelitë_sulmojnë_pozicionet_e_hashd_shaabi_në_irak
Burimet informative njoftuan disa shpërthime në afërsi të kufirit mes Irakut dhe Sirisë ku obejktiv ishin disa pozicione të Hashd Shaabi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2020 05:18 Europe/Tirane
  • Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hashd Shaabi në Irak

Burimet informative njoftuan disa shpërthime në afërsi të kufirit mes Irakut dhe Sirisë ku obejktiv ishin disa pozicione të Hashd Shaabi.

Televizioni Mejadin njofton se shpërthimi ka ardhur si rezultat i një bombardimi ajror. Televizioni Texhah i Irakut gjithashtu njoftoi se avionët izraelitë ditën e enjte kanë sulmuar pozicionet e mobilizimit popullor të Irakut Hashd Shaabi në kufirin mes Irakut dhe Sirisë. Hashd Shaabi ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit që mbështetet nga Amerika, regjimi sionist dhe disa regjime arabe të rajonit të Azisë Perëndimore. Pas shkatërrimit të grupeve terroriste në Irak, regjimi sionist për të mbështetur këto grupe ka kryer disa herë sulme kundër pozicioneve të Hashd Shaabi. Forca e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me ushtrinë irakiane i ka dhënë fund pranisë së grupit terrorist ISIS në Irak. Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut ka deklaruar se regjimi sionist është përgjegjës për sulmet kundër Hashd Shaabi.