Forcat ushtarake sioniste përleshen me palestinezët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93965-forcat_ushtarake_sioniste_përleshen_me_palestinezët
Forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me të rinjtë palestinezë në fshatin Kafar Kadum në lindje të Kalkilijas në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2020 12:47 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste përleshen me palestinezët

Forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me të rinjtë palestinezë në fshatin Kafar Kadum në lindje të Kalkilijas në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Murad Shativa, përgjegjës për koordinimin e rezistencës popullore në këtë rajon, deklaroi: "Me fillimin e marshit protestues paqësore dhe javor të palestinezëve në shenjë proteste kundër zgjerimit të kolonive sioniste të regjimit sionist në Kafar Kadum, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar këtë fshat".

Murad Shativa shtoi: "Pas sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në këtë fshat, shpërtheu një përleshje mes tyre dhe të rinjve palestinezë dhe forcat ushtarake sioniste kanë hapur zjarre drejt të rinjve palestineze dhe kanë gjuajtur me bomba akustike dhe gaz lotsjellës ku si pasoj janë lënduar me dhjetëra palestinez".

Forcat e regjimit sionist të shtunën në mbrëmje duke sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor, kanë arrestuar dy të rinj palestinez në qytetin Bejt Lahm dhe një palestinez tjetër në Al-Khalil.

Ndërkohë regjimi sionist me një veprim të qëllimtë, ka lëshuar ujin e digave në rajonin Al-Shuxhaija në lindje të Rripit të Gazës, drejt fushave bujqësore të palestinezëve dhe si pasojë rretgh 100 hektar tokë bujqësore është kapluar nga uji dhe janë shkatërruar produktet bujqësore të palestinezëve si gruri e tjerë.