Koalicioni saudit sulmon me raketa në Al-Hudejda të Jemenit
Janar 14, 2020 12:21 Europe/Tirane
Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka sulmuar me rakete një rajon në rrethin Al-Durejhami në provincën Al-Hudejdah në perëndim të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se koalicionit agresor i Arabisë Saudite në këtë sulm ka përdorur pesë raketa duke bombarduar fshatin Al-Shexhen në rrethin Al-Durejhami. Akoma nuk janë publikuar raportet në lidhje me viktimat dhe dëmet e këtij sulmi raketor saudit kundër Jemenit.
Vlen të theksohet se rajoni Al-Durejhami ka kohë që është vendosur nën bllokadën dhe shtetrrethimin e hekurt të koalicionit agresor saudit. Koalicioni agresor i Saudit me këtë sulm edhe një herë ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar në Suedi për armëpushim në Hudejdah.
Tags