Iraku padit Amerikën në gjykatat ndërkombëtare
Komisioni i të drejtave në Parlamentin e Irakut ka njoftuar për veprimet e këtij vendi për të paditur qeverinë e Amerikës në gjykatat ndërkombëtare për kryerjen e krimeve dhe vrasjeve masive në Irak.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ahmed Al-Kenani, anëtar i komisionit për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Irak, sot (të martën) deklaroi: "Amerika që nga viti 2003 e deri më tani, ka kryer krimet më barbare kundër popullit në Irak që përfshin luftën e Irakut, ngjarjet e burgut Abu Ghurajb dhe hyrjen e ISIS; janë prej këtyre krimeve dhe më i fundit prej tyre ishte atentati terrorist kundër gjeneralit të Rezistencës".
Ky deputet i Irakut shtoi: "Duke marrë parasysh se të gjitha krimet që ka kryer Amerika ndaj popullit të Irakut, janë të dokumentuar, kanë filluar iniciativat në Parlamentin e Irakut për të paditur Amerikën për kryerjen e krimeve në gjykatat ndërkombëtare".
Në lidhje me këtë çështjeje Salam Al-Shamri, deputet i koalicionit "Sairun" në Parlamentin e Irak, deklaroi: "Presidenti i Amerikës pretendon se Iraku duhet t'i paguajë dëmshpërblim Amerikës, në kohën kur Amerika është përgjegjëse për të gjitha shkatërrimet në Irak dhe vetë Uashingtoni duhet të paguajë dëmshpërblim në vlerë mbi 20 trilionë dollarë për shkatërrimin e Irakut".