Avionët sauditë edhe një herë sulmojnë provincën Saade në Jemen
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytezën Sahar pjesë e provincës Saade në veri të Jemenit.
Agjencia Masira e lajmeve në Jemen njoftoi se kjo qytezë është sulmuar dhe bombarduar të paktën 5 herë nga avionët e regjimit saudit. Përveç kësaj Arabia Saudite ka kryer sulme edhe në rajonet e banuara në juglindje të qytetit Taiz. Bombardime nga avionët sauditë ka pasur edhe në qytetin Maareb të cilat kanë marrë jetën dhe plagosur disa civilëve të pafajshëm jemenas. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.