Amerika diskuton me Erbilin për ndërtimin e 4 bazave ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94103-amerika_diskuton_me_erbilin_për_ndërtimin_e_4_bazave_ushtarake
Burimet informative kanë njoftuar se autoritet amerikane në 2 ditët e kaluara kanë diskutuar me funksionarët e Erbilit të Kurdistanit të Irakut për ndërtimin e 4 bazave ushtarake në këtë rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 18, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Amerika diskuton me Erbilin për ndërtimin e 4 bazave ushtarake

Burimet informative kanë njoftuar se autoritet amerikane në 2 ditët e kaluara kanë diskutuar me funksionarët e Erbilit të Kurdistanit të Irakut për ndërtimin e 4 bazave ushtarake në këtë rajon.

Autoritete amerikane në 48 orët e kaluara kanë diskutuar me funksionarët e Erbilit për çështje të ndryshme nga më të rëndësishmet është prania e forcave amerikane në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Më herët burimet irakiane kanë zbuluar skenat që fshihen në takimet mes delegacioneve ushtarake dhe politike të Amerikës me Nichervan Barzani kreu i rajoni të Kurdistanit të Irakut dhe me Masrur Barzani kryeministër i këtij rajoni ku është diskutuar për çështjen e pranisë së Amerikës në Irak dhe në rajonin në fjalë. Sipas mediave thuhet se në këto takime është diskutuar veçanërisht vazhdimi i mbështetjes së kurdëve për Amerikën dhe mos anulimi i marrëveshjes së sigurisë dhe bashkëpunimit në fushën e ndërtimit të bazave ushtarake sidomos për bazën Harir në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Palët gjithashtu ranë dakord për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën politike, ekonomike dhe hapjen e konsullatës më të madhe të Amerikës në botë në qytetin Erbil. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit kishte njoftuar se është biseduar me 50 autoritete të Irakut lidhur me fatin e forcave amerikane në Irak dhe strehimin e tyre në zona të sigurta. Më herët Nichervan Barzani kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut në një deklaratë të tij në një lloj formë është shprehu kundër vendimit të parlamentit të Irakut për largimin e forcave amerikane nga Iraku dhe ka mbështetur vazhdimin e pranisë ushtarake të Amerikës në Irak.