Kush është kreu i ri i ISIS?
(last modified Tue, 21 Jan 2020 07:42:42 GMT )
Janar 21, 2020 08:42 Europe/Tirane
  • Kush është kreu i ri i ISIS?

Gazeta Guardian duke cituar burime të inteligjencës ka shkruar se kreu i ri i ISIS është një prej themeluesve dhe teoricienëve të këtij grupi terrorist dhe emri i vërtetë i tij është Amir Muhamed Abdul’rahman Muli Sabeli.

Sabeli është një prej themeluesve të grupit terrorist ISIS dhe ai është përgjegjës për peng-marrjen e etnisë izedi në Irak dhe për monitorimin e operacioneve të ISIS në të gjithë botën. Gazeta Guardian lidhur me identitetin dhe karakteristikat e kreut të ri të ISIS shkruan: Sabeli vetëm disa orë pas vrasjes së al-Bagdadit u caktua si kreu i grupit terrorist. Ai njihet si teoricieni më me ndikim në mesin e drejtuesve të lartë të grupit terrorist ISIS. Ai ka lindur në Telafar në një familje turkmene irakiane dhe konsiderohet si një prej të paktët drejtues jo arabë të ISIS. Shkollën e ka mbaruar në Mosul dhe ai është përgjegjës për shumë krime që ISIS ka kryer kundër etnisë izedi në Irak në vitin 2014. Amerika në gusht të vitit 2014 ka caktuar një shumë prej 5 milion dollarësh për çdokënd që jep informacione mbi Sabeli, që në atë kohë ishte zëvendës i ISIS. Sabeli aktualisht po përpiqet të mbledhë dhe trajnojë pjesëtarët e mbetur të ISIS që kryesisht janë në moshë të re.

Tags