Idlib, Ankaraja çarmatoset nga Putini?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94324-idlib_ankaraja_çarmatoset_nga_putini
Përparimi i ushtrisë Siriane në veri të vendit dhe përpjekjet e saj për çlirimin e qyteteve dhe fshatrave të kësaj pjese të Sirisë, veçanërisht qyteti strategjik  Idlib ngre një pyetje shumë të rëndësishme, sipas analistëve: A do të jetë çlirimi i qytetit të Idlibit fillimi i zhdukjes së aleancave të caktuara rrethanore në nivelin rajonal, veçanërisht i asaj që i afroi Turqinë dhe Rusinë?
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2020 20:32 Europe/Tirane
  • Idlib, Ankaraja çarmatoset nga Putini?

Përparimi i ushtrisë Siriane në veri të vendit dhe përpjekjet e saj për çlirimin e qyteteve dhe fshatrave të kësaj pjese të Sirisë, veçanërisht qyteti strategjik  Idlib ngre një pyetje shumë të rëndësishme, sipas analistëve: A do të jetë çlirimi i qytetit të Idlibit fillimi i zhdukjes së aleancave të caktuara rrethanore në nivelin rajonal, veçanërisht i asaj që i afroi Turqinë dhe Rusinë?

Vitet e fundit, Idlibi ka qenë gurthemeli i krizës siriane. Duke u mbështetur në përkrahjen politike dhe ushtarake të Moskës, Damasku për të paktën një vit ka planifikuar çlirimin e qytetit Idlib. Përkundër aleancës ad hoc me Rusinë, Turqia kundërshton ashpër projektin e Damaskut ndërsa tensionet rriten midis lojtarëve kryesorë në skenën siriane përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë. Disa vëzhgues besojnë se është ende e mundur që Moska dhe Ankaraja të arrijnë një marrëveshje përfundimtare që i lejon ushtrisë siriane të kontrollojë qytetin Idlib pa luftime. Në këtë kontekst, Turqia ka hartuar një plan libian për transferimin në Libi të grupeve të armatosura, të cilave ajo u ofron mbrojtje, për të luftuar kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar. Ky projekt libian do t'i lejonte turqit të forcojnë pozicionin e tyre në krizën libiane dhe të mbronin aleatin e tyre Fayez el-Sarraj, president i qeverisë së unitetit kombëtar me qendër në Tripoli. Qëllimi strategjik i Ankarasë është të zgjerojë ndikimin e saj në Mesdheun lindor në mënyrë që të mund të ushtrojë presion ndaj vendeve si Italia, Franca apo Gjermania për të marrë lëshime nga ata në fusha të ndryshme. Shumë e ndjeshme ndaj marrëdhënieve të gjata midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, Moska shpreson se tensionet do të rriten gjithnjë e më shumë midis këtyre dy vendeve anëtare të NATO-s. Rusët duket se janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të distancuar Turqinë nga kampi amerikan dhe ata janë të gatshëm të lejojnë turqit të zhvillojnë projektin e tyre në Libi, përkundër përkrahjes që Moska i jep gjeneralit Khalifa Haftar. Në këtë kuadër, Rusia po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Turqi pas shitjes së sistemit të saj të mbrojtjes ajrore S-400 Ankarasë. Megjithatë, angazhimet ruse në veri të Sirisë e kanë detyruar Kremlinin të mbështetet shumë në bashkëpunimin turk për t'i dhënë fund çështjes së Idlibit. Çështja e Idlibit është padyshim shumë e rëndësishme si për turqit, ashtu edhe për rusët, por është e vështirë të pranohet që të dy palët të dalin me një zgjidhje të vetme për këtë problem. Siç theksoi Ministri i Jashtëm turk Mevlud Çavuşoglu, Turqia që në fillim kërkoi të ndërhynte drejtpërdrejt në Idlib, në mënyrë që të parandalojë që grupet radikale kurde të organizohen atje dhe të krijojnë një situatë që mund të shkaktojë sfida kryesore për sigurinë kombëtare të Turqisë. Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, mendon se duhet bërë një dallim midis grupeve radikale me qendër në Idlib (si Fronti Nusra) ose grupeve të armatosura "të moderuara" (si grupet kurde), duke luftuar të parat dhe duke mbështetur këto të fundit. Pikërisht këtu shfaqet divergjenca midis pozicioneve përkatëse të Moskës dhe Ankarasë në lidhje me qytetin e Idlibit. Por Moska dhe Ankaraja duhet - me dëshirë ose pa dëshirë - t'i përshtaten realitetit në terren: herët a vonë ushtria siriane do të ketë sukses të marrë kontrollin e qytetit të Idlibit. Kjo do të thoshte për Turqinë një tërheqje thuajse totale nga Siria veriore.