Ambasadori saudit në Angli: Vrasja e Khashoggi njollë turpi
(last modified Mon, 27 Jan 2020 15:56:38 GMT )
Janar 27, 2020 16:56 Europe/Tirane
  • Ambasadori saudit në Angli: Vrasja e Khashoggi njollë turpi

Ambasadori i Arabisë Saudite në Londër ka theksuar se nuk ka vend për asnjë pyetje se ajo çfarë ndodhi në konsullatën saudite në Stamboll në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, është njollë turpi për shoqërinë, vendin dhe kulturën e Arabisë Saudite.

Khalid bin Bandar bin Sulltan bin Abdulaziz Al Saud i cili u emërua ambasador i Arabisë Saudite në Londër pas vrasjes çnjerëzore të gazetarit të njohur Jamal Khashoggi, këto deklarata i bëri në një intervistë me gazetën angleze "Daily Telegraf".

Mbreti i Arabisë Saudite si pasojë e pranimit të kryerjes së këtij krimi nga ana e autoriteteve të Riadit, urdhëroi shkarkimin dhe arrestimin e disa funksionarëve të lartë të regjimit Al Saud. Prokuroria e Arabisë Saudite rreth dy muaj më parë gjithashtu ka pretenduar se pesë persona nga të akuzuarve për vrasjen e Jamal Khashoggi, i ka dënuar me ekzekutim me vrasje.  Përveç qeverisë së Donald Trump, asnjë shtet tjetër nuk ka mirëpritur këto dënime që ka shqiptuar prokuroria e Arabisë Saudite.

Tags