Mahmud Abas kërkon takim urgjent të krerëve palestinezë
Pas publikimit të lajmit për shpalljen e planit Akordi i Shekullit nga presidenti amerikan Donald Trump, kreu i AAP Mahmud Abas ka kërkuar organizimin e një takimi urgjent të liderëve të Palestinës në Ramallah.
Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka refuzuar një kërkesë të presidentit amerikan Donald Trump për të zhvilluar bisedë telefonike. Trump e ka bërë kërkesën disa ditë më parë. Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të takohet të martën me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu dhe rivalin e tij nga zgjedhjet Benny Gantz, i cili kryeson partinë e qendrës Blu dhe Bardhë. Ata do të diskutojnë perspektivën e marrëveshjes së tij të diskutueshme mbi Lindjen e Mesme, e ashtuquajtur si "Akordi i Shekullit". Abbas në disa raste ka shprehur refuzimin e tij ndaj planit të SHBA-së, pasi ajo nuk trajton çështjen e Kodsit, refugjatëve dhe kufijve. Kanali 12 dhe 13 i Izraelit kanë thënë se plani i Trump-it do të njohë sovranitetin e Izraelit mbi pothuajse të gjitha vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Kjo do të zhvendoste në mënyrë efektive kufirin izraelit të njohur nga SHBA më tej në lindje në territorin palestinez dhe sovraniteti i Izraelit do të njihej në gjithë Kodsin, të cilin palestinezët e kërkojnë si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm. Siç është raportuar, plani gjithashtu do të njohë një shtet palestinez të demilitarizuar në një kohë të mëvonshme, por zyrtarët palestinezë thuhet se nuk do ta pranojnë planin, i cili, sipas Kanalit 12, do të kërkojë gjithashtu çarmatimin e Hamasit dhe njohjen palestineze të Kodsit si kryeqytet i Izraelit.