Ajetullah Sistani: "Akordi i shekullit" është i dënuar të dështojë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94378-ajetullah_sistani_akordi_i_shekullit_është_i_dënuar_të_dështojë
Autoriteti i lartë shiit fetar i Irakut ka deklaruar se plani amerikan i ashtuquajtur "akordi i shekullit" është i gjykuar të dështojë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2020 15:25 Europe/Tirane
  • Ajetullah Sistani:

Autoriteti i lartë shiit fetar i Irakut ka deklaruar se plani amerikan i ashtuquajtur "akordi i shekullit" është i gjykuar të dështojë.

Zyra informuese e Ajetullah Sejed Ali Sistani, autoriteti i lartë shiit fetar i Irakut, të martën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër planin pretendues të Amerikës të ashtuquajtur "akordi i shekullit" dhe ka deklaruar: "Ky plan ka lënduar ndjenjat e qindra miliona myslimanëve dhe arabëve në të gjithë botën".

Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump të martën së bashku me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist, u paraqiten para kamerave në Shtëpinë e Bardhë dhe prezantuan planin për kompromis të ashtuquajtur "akordi i shekullit". Trump me këtë rast deklaroi: "Në bazë të këtij plani, qyteti Kods mbetët kryeqyteti i unifikuar i regjimit sionist".

Pas publikimit të këtij plani, shumë prej personaliteteve dhe autoriteteve politike dhe fetare nga e gjithë bota dhe sidomos nga bota myslimane kanë dënuar ashpër planin e ashtuquajtur "akordi i shekullit. Amar Hakim, lideri i lëvizjes politike "Urtësia Kombëtare" e Irakut gjithashtu ka theksuar: "Akordi i shekulli është komplot i rrezikshëm kundër stabilitetit dhe paqes globale". Ai gjithashtu ka kërkuar nga KS i OKB, Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe nga Liga Arabe që të marrin qëndrime historike për të dënuar planin e ashtuquajtur "akordi i shekullit".