Ansrarallah sulmon përsëri objektet e Aramco
Gjigandi saudit i naftës Aramco dhe aeroportet Abha dhe Xhizan janë sulmuar nga luftëtarët e Jemenit. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral Brigade Jahja Sarei tha në një deklaratë të mërkurën (29 janar) se njësitë raketore dhe të dronëve të Jemenit kishin shënjestruar kompaninë e naftës Aramco dhe aeroportet Abha dhe Xhizan, si dhe bazën ushtarake Khamis Mushait dhe lokacione të tjera delikate në zemër të tokës saudite.
"Kjo fushatë ajrore u nis si përgjigje ndaj intensifikimit të fundit nga Arabia Saudite të sulmeve të saj ajrore kundër Jemenit", tha Jahja Sarei. Ai më pas njoftoi se ushtria jemenase dhe Komitetet Popullore të lidhura me lëvizjen Ansarallah, kishin neutralizuar me sukses një mega-plan armiqësor saudit që synonte kryeqytetin jemenas Sana'a. "Në një kundërsulm të suksesshëm, luftëtarët jemenas zmbrapsën mercenarët e koalicionit saudit nga të gjitha pjesët e rajonit Nehm dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme", tha gjeneral brigade Jahja Sarei. Ai konfirmoi se mijëra mercenarë armiq ishin vrarë, plagosur ose kapur dhe se 17 brigada dhe 20 batalione të koalicionit agresor saudit ishin çmontuar. Në përgjigje të të ashtuquajturit "plan paqeje" të Shteteve të Bashkuara, të paralajmëruar të martën në mbrëmje nga Donald Trump, gjeneral brigade Jahja Sarei shprehu solidaritetin e plotë të kombit jemenas me palestinezët përballë këtij "komploti izraelito-amerikan".