Mahmud Abas përmend largimin nga marrëveshja e Oslos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94394-mahmud_abas_përmend_largimin_nga_marrëveshja_e_oslos
Kreu i AAP në formë indirekte ka përmendur mundësinë e tërheqjes nga marrëveshja e Oslos dhe kat hënë se palestinezët tani nuk kanë aspak lidhje me marrëveshjen e Oslos.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 30, 2020 08:13 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas përmend largimin nga marrëveshja e Oslos

Kreu i AAP në formë indirekte ka përmendur mundësinë e tërheqjes nga marrëveshja e Oslos dhe kat hënë se palestinezët tani nuk kanë aspak lidhje me marrëveshjen e Oslos.

Ai në një mesazh në Twitter ka thënë se Beniamin Netanjahu nuk i përmbahet marrëveshjes së Oslos dhe Palestina ndodhet përballë anulimit të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja e Oslos është nënshkruar më 13 shtator të vitit 1993 dhe sipas saj është rënë dakord që pas tre vitesh nga nënshkrimi i marrëveshjes të trajtohen çështja e Kodsit, ajo e të shpërngulurve, kolonitë sioniste, masat e sigurisë, kufijtë, marrëdhëniet dhe bashkëpunimit me fqinjët. Pas publikimit të lajmit për shpalljen e planit Akordi i Shekullit nga presidenti amerikan Donald Trump, kreu i AAP Mahmud Abas ka kërkuar organizimin e një takimi urgjent të liderëve të Palestinës në Ramallah. Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka refuzuar një kërkesë të presidentit amerikan Donald Trump për të zhvilluar bisedë telefonike. Trump e ka bërë kërkesën disa ditë më parë. Donald Trump u takua me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu dhe rivalin e tij nga zgjedhjet Benny Gantz, i cili kryeson partinë e qendrës Blu dhe Bardhë. Ata diskutuan mbi perspektivën e marrëveshjes së tij të diskutueshme mbi Lindjen e Mesme, e ashtuquajtur si "Akordi i Shekullit". Abbas në disa raste ka shprehur refuzimin e tij ndaj planit të SHBA-së, pasi ajo nuk trajton çështjen e Kodsit, refugjatëve dhe kufijve.