Forcat sioniste sulmojnë xhaminë Al Aksa
Pas zbulimit të planit Akordi i Shekullit, forcat sionist kanë gjetur guxim për të sulmuar edhe një herë xhaminë Al Aksa.
Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve armiqësore të tyre, kanë sulmuar besimtarët myslimanë palestinezë në Xhaminë Al Aksa në Kodsin e shenjtë. Qendra për informim e Palestinës njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist dje njëkohësisht me përdhosjen e dhunshme të këtij vendi të shenjtë nga ana e kolonëve sionistë, kanë sulmuar besimtarët myslimanë dhe rojat e Xhamisë Al Aksa dhe kanë arrestuar 4 gra palestineze para portës "Bab Al-Rrahme". Këto katër gra palestineze janë dërguar në qendrën policore të regjimit sionist në Kodsin e shenjtë. Sipas këtij burimi, 240 kolonë sionistë nën masa të rrepta të sigurisë nga ana e forcave ushtarake dhe policore të regjimit sionist, kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al Aksa dhe kanë përdhosur ambientet e këtij vendi të shenjtë në emër të kryerjes së ritualeve hebreje.