Bahrejnasit protestojnë kundër akordit të shekullit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94408-bahrejnasit_protestojnë_kundër_akordit_të_shekullit
Populli i Bahrejnit kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar planin amerikano-sionist të ashtuquajtur "akordi i shekullit".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 30, 2020 15:42 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit protestojnë kundër akordit të shekullit

Populli i Bahrejnit kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar planin amerikano-sionist të ashtuquajtur "akordi i shekullit".

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se protestuesit bahrejnas duke mbajtur në dorë pankarta në mbështetje ndaj Kodsit dhe popullit të Palestinës, kanë hedhur slogane anti-amerikane të tilla si "Amerika, Shejtani i Madh", "Amerika nëna e terrorizmit".

Qytetarët bahrejnas kanë protestuar kundër planit amerikano-sionist "akordi i shekullit" në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit Al Khalifa me lëshimin e një deklarate, ka vlerësuar dhe falënderuar të ashtuquajturat "përpjekje të pandalshme" të Amerikës për të çuar përpara procesin e paqes.

Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump të martën së bashku me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist, u paraqiten para kamerave në Shtëpinë e Bardhë dhe prezantuan planin për kompromis të ashtuquajtur "akordi i shekullit". Trump me këtë rast deklaroi: "Në bazë të këtij plani, qyteti Kods mbetët kryeqyteti i unifikuar i regjimit sionist".