Siria kundërshton praninë e forcave turke në territorin sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94536-siria_kundërshton_praninë_e_forcave_turke_në_territorin_sirian
Një zyrtar i lartë sirian ka kërkuar që forcat "okupuese" nga Turqia të largohen nga territoret e Sirisë, në mënyrë që të rivendoset atje siguria dhe stabiliteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2020 05:32 Europe/Tirane
  • Siria kundërshton praninë e forcave turke në territorin sirian

Një zyrtar i lartë sirian ka kërkuar që forcat "okupuese" nga Turqia të largohen nga territoret e Sirisë, në mënyrë që të rivendoset atje siguria dhe stabiliteti.

"Ushtria Arabe Siriane është e vetmja palë që qëndron kundër pushtimit turk të territoreve siriane", tha zëvendësministri i jashtëm sirian Faisal Mekdad për gazetën e përditshme al-Watan. "Ne besojmë se partitë kurde duhet të kthehen në frymën e qytetarisë dhe të besojnë në atdheun e tyre; të mos përdorin amerikanët, izraelitët dhe të tjerët kundër interesave të tokës së tyre amtare", tha ai kur u pyet për thirrjet e disa grupeve militante kurde në zonat e kontrolluara nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA për të kundërshtuar sulmet turke.  Faisal Mekdad deklaroi se Siria përfundimisht do të dalë fitimtare ndaj terrorizmit dhe sponsorëve të tij dhe të gjitha rajonet siriane do të çlirohen nga kthetrat e amerikanëve, turqve dhe separatistëve, falë motivimit dhe sakrificave të larta të kombit sirian dhe ushtrisë siriane.