Amerika nuk zë asnjë pozitë në çështjen palestineze
Amerika nuk zë asnjë pozitë në çështjen palestineze dhe është vetë populli palestinez ai që përcakton të ardhmen e tij.
Ministri i Jashtëm iranian e ka përshkruar propozimin e Liderit Suprem të Iranit për Palestinën si zgjidhja më e arsyeshme dhe më praktike e problemit palestinez, duke thënë se mënyra më e lehtë është të dëgjoni zërin e të gjithë popullit palestinez, qofshin myslimanë, hebrenj apo kristianë, me qëllim që ata të përcaktojnë të ardhmen e Palestinës në një proces demokratik. Muhamed Xhavad Zarif foli para gazetarëve të martën në ceremoninë e hapjes së Shoqatës së Shkencave diplomatike iraniane. Duke iu referuar vizitës së shefit të diplomacisë së BE Josep Borrell në Iran, Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se gjatë vizitës së tij pati shumë diskutime të mira për sigurinë e rajonit dhe për Nismën e Paqes në Hormuz dhe se Irani është i gatshëm të forcojë këtë plan në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe të përdorë pikëpamjet e tyre në zbatimin e këtij plani. Zarif tha se gjithashtu diskutuam qëndrimin tonë për Palestinën dhe Marrëveshjen e Shekullit, dhe paralajmëruam se masa e SHBA është shumë e rrezikshme. Evropianët dhe Borrell gjithashtu shprehën qëndrimet dhe diferencat e tyre me Shtetet e Bashkuara. Zarif gjithashtu tha se duke prezantuar planin "Marrëveshja e Shekullit" SHBA ka humbur çdo mundësi për të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes së konfliktit palestinez. Ai tha se propozimi i Liderit Suprem të Iranit për një "referendum në Palestinë" ishte zgjidhja më e arsyeshme, më e besueshme dhe më praktike që mund të funksiononte në Palestinë. Donald Trump president i amerikan ditën e martë së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Mahmud Abas, kryetar i AAP, shprehu mbështetjen e Iranit të drejtat e palestinezëve në përcaktimin e fatit të tyre dhe krijimin e qeverisë me kryeqytet Kodsin e shenjtë. Zarif në këtë bisedë telefonike ka dënuar planin amerikan Akordi i Shekullit dhe ka thënë se Irani po përpiqet që me anë të diplomacisë të pengojë zbatimin e të tilla komploteve kundër popullit palestinez. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shprehu mbështetjen e Teheranit ndaj përpjekjeve për arritjen e pajtimit kombëtar mes palestinezëve. Kreu i AAP në këtë bisedë telefonike vlerësoi dhe falënderoi iranian për qëndrimin e mbajtur në mbështetje të qëndrimit të Palestinës kundër planit Akordi i Shekullit. Autoritet e Iranit deri më sot shumë herë kanë deklaruar se Irani qëndron pranë kombit palestinez dhe rezistencës heroike në Gaza.