Sistemi mbrojtjes i Sirisë përballet me raketat e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94564-sistemi_mbrojtjes_i_sirisë_përballet_me_raketat_e_regjimit_sionist
Mediat siriane njoftuan se sistemi i mbrojtjes ajrore është përballur me disa raketa të lëshuar nga regjimi sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2020 04:30 Europe/Tirane
  • Sistemi mbrojtjes i Sirisë përballet me raketat e regjimit sionist

Mediat siriane njoftuan se sistemi i mbrojtjes ajrore është përballur me disa raketa të lëshuar nga regjimi sionist.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, sistemi ajror i Sirisë pas zbulimit të raketave të sionistëve në rajonin Jubb Ramlah në periferi të provincës Hamah, ka lëshuar disa raketa për të rrëzuar raketat në fjalë. Burimet siriane njoftuan se sionistët kishin si objektiv të sulmonin disa zona pasi raketat ishin të pajisur me lëndë të fuqishme shpërthyese. Ushtria dhe sistemi i mbrojtjes ajrore i Sirisë disa ditë më parë ka neutralizuar një sulm me dronë të terroristëve në afërsi të aeroportit ushtarak në rajonin Jubb Ramlah. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.