Plagosen 14 sionistë në Kodsin e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94568-plagosen_14_sionistë_në_kodsin_e_pushtuar
Në sulmin e grupeve palestineze janë plagosur të paktën 14 ushtarakë sionistë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 06, 2020 08:00 Europe/Tirane
  • Plagosen 14 sionistë në Kodsin e pushtuar

Në sulmin e grupeve palestineze janë plagosur të paktën 14 ushtarakë sionistë.

Sipas një njoftimi mediave izraelite, forcat ushtarake sioniste janë shtypur nga një makinë e palestinezëve në Bejtul Mukades. Forcat sioniste i përkisnin brigadës Golani që është i njohur me emrin brigada nr.1. Të gjithë ushtarakët janë dërguar në spital dhe thuhet se gjendja e njërit prej tyre është e rëndë. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë ngjarje. Gazeta Yediot Aharanat shkruan se ushtarakët ishin duke u kthyer nga një ceremoni. Ushtarakët e brigadës Golani përdoren për misione dhe operacione të rëndësishme.