Mahmud Abas: Kodsi është kryeqyteti i përhershëm i Palestinës
(last modified Fri, 07 Feb 2020 13:40:20 GMT )
Shkurt 07, 2020 14:40 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas: Kodsi është kryeqyteti i përhershëm i Palestinës

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës theksoi se Kodsi i shenjtë është kryeqytet i përhershëm i Palestinës.

Agjencia e lajmeve VEFA e Palestinës njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, të enjten në mbrëmje në një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Palestinës në qytetin Ramallah ka thënë se planin i ashtuquajtur “akordi i shekullit” i Amerikës është i ngjashëm me deklaratën e Balfurit të Britanisë dhe deklaroi: “Nuk do të tërhiqemi as sa maja e gjilpërës nga të drejtat e popullit të Palestinës të cilat janë njohur zyrtarisht në të drejtat ndërkombëtare”.

Mahmud Abas duke theksuar se lufta aktuale me komplotin amerikano-sionist “akordi i shekullit” nuk do të jetë lufta e fundit në llojin e vet, theksoi: “Ajo çfarë është theksuar në deklaratën e Balfurit në vitin 1917, është po ajo që sot me emrin “akordi i shekullit” i është prezantuar popullit të Palestinës”.

Deklarata e Balfurit është shkruar nga Artur James Balfur, ish ministër i punëve të jashtme të Anglisë, më 2 nëntor të vitit 1917, drejtuar Walter Rothschild, politikani hebre dhe një prej figurave të njohura të sionizmit, në të cilën ai i kishte premtuar hebrenjve krijimin e një shteti hebre në Palestinë. Si rezultat i lëshimit të deklaratës së Balfurit, filloi emigrimi i madh i hebrenjve drejt territoreve të Palestinës.

 

Tags