Rusia:Avionët agresorë izraelitë fshihen pas avionëve civilë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94602-rusia_avionët_agresorë_izraelitë_fshihen_pas_avionëve_civilë
Një sulm ajror izraelit, i kryer ndërsa trupat Siriane po çlironin qytetin e mbajtur nga terroristët Sarakib në provincën veriperëndimore të Idlib, ka rrezikuar një avion civil që transportonte 172 pasagjerë, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2020 15:36 Europe/Tirane
  • Rusia:Avionët agresorë izraelitë fshihen pas avionëve civilë

Një sulm ajror izraelit, i kryer ndërsa trupat Siriane po çlironin qytetin e mbajtur nga terroristët Sarakib në provincën veriperëndimore të Idlib, ka rrezikuar një avion civil që transportonte 172 pasagjerë, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral Major Igor Konashenkov tha të premten se avoni Airbus-320 po shkonte drejt Damaskut nga kryeqyteti iranian të enjten në mëngjes, kur u detyrua të devijonte rrugën e tij, pasi mbrojtja ajrore e kryeqytetit sirian po interceptonte raketat izraelite. Avioni bëri një ulje emergjente në bazën ajrore Hmeimim në provincën perëndimore bregdetare të Sirisë, Latakia. "Vetëm për shkak të veprimeve në kohë të punonjësve të aeroportit të Damaskut dhe funksionimit efikas të sistemit të automatizuar të kontrollit të trafikut ajror, Airbus-320 arriti me sukses të ulet në fushën më të afërt alternative," tha Konashenkov. Zëdhënësi rus theksoi se Izraeli ishte i vetëdijshëm për fluturimet civile rreth Damaskut dhe se misione të tilla demonstruan mosrespektin e regjimit izraelit për jetën e njerëzve. "Përdorimi i avionëve të pasagjerëve nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë izraelite si një mbulesë për operacionet e tij ushtarake ose si një mburojë nga zjarri i sistemit raketor sirian po bëhet një tipar i natyrshëm i forcës ajrore izraelite," tha Zëdhënësi Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. Rusia kishte paralajmëruar më parë se sulmet ajrore izraelite kundër Damaskut po rrezikonin avionët civilë.