2000 ushtarë turq janë rrethuar nga ushtria siriane
Sipas uebfaqes ruse Avia.pro, rreth dy mijë ushtarë turq janë rrethuar nga ushtria siriane në rajonin Sarakib, në periferi të Idlibit.
Për shkak të hezitimit të Ankarasë për të tërhequr trupat e saj, ushtarët turq tani do të jetë nën sulm nga ushtria siriane. 15 tanke dhe të paktën 20 automjete të blinduara turke ndodhen në Sarakib. Njësitë e ushtrisë siriane kanë çliruar nga terroristët pesë qytete dhe fshatra në lindje të provincës Idlib dhe ditën e sotme kanë çliruar edhe qytetin Sarakib nga zgjedha e terroristëve. Turqia mbështet terroristët që sulmojnë ushtrinë siriane dhe ruse. Damasku ka paralajmëruar se rezervon të drejtën për t'u hakmarrë kundër fushatës ushtarake turke kundër territorit sirian. Me çlirimin e qytetit Sarakib, ushtria siriane kontrollon kryqëzimin e dy autostradave kryesore që përshkojnë vendin nga perëndimi në lindje dhe nga veriu në jug. Ky është një nga objektivat kryesore të betejës së Idlibit. Duke kontrolluar këto autostrada, Damasku shpreson të rimëkëmbë ekonominë e tij.