Ushtria siriane vazhdon avancimet në Alepo dhe Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94640-ushtria_siriane_vazhdon_avancimet_në_alepo_dhe_idlib
Forcat e ushtrisë siriane kanë vazhduar avancimet e tyre duke bombarduar dhe shkatërruar pozicionet e terroristëve në pjesën veriore të provincës Alepo.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2020 17:17 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vazhdon avancimet në Alepo dhe Idlib

Forcat e ushtrisë siriane kanë vazhduar avancimet e tyre duke bombarduar dhe shkatërruar pozicionet e terroristëve në pjesën veriore të provincës Alepo.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se forcat e ushtrisë siriane gjatë operacioneve për spastrimit e disa rajoneve në veri të provincës Alepo nga terroristët, kanë marrë nën kontroll rajonin Al-Kelarija dhe kanë vrarë e plagosur me dhjetëra terroristë.

Në pjesën lindore të provincës Idlib gjithashtu ushtria siriane ka çliruar disa rajone të tjera dhe ka arritur afër aeroportit ushtarak "Taftanaz".

Ndërkohë militantët kurdë të grupit të ashtuquajtur "Forcat Demokratike të Sirisë" dhe militantët e mbështetur nga Turqia janë përleshur mes vete në rajonin Umul-Kejf në provincën Al-Hasake në verlindje të Sirisë.