Turqia kërcënon ushtarakisht Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94658-turqia_kërcënon_ushtarakisht_sirinë
Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë së Sirisë për Turqinë në lidhje me veprimet ndërhyrëse në situatën e provincës Idlib dhe rreth ndihmës ndaj terroristëve në këtë rajon, Ankaraja akoma po vazhdon deklaratat kërcënuese kundër Damaskut dhe ndërhyrjen në çështjet e brendshme të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2020 12:49 Europe/Tirane
  • Turqia kërcënon ushtarakisht Sirinë

Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë së Sirisë për Turqinë në lidhje me veprimet ndërhyrëse në situatën e provincës Idlib dhe rreth ndihmës ndaj terroristëve në këtë rajon, Ankaraja akoma po vazhdon deklaratat kërcënuese kundër Damaskut dhe ndërhyrjen në çështjet e brendshme të këtij vendi.

Hulusi Akar, ministri i mbrojtjes së Turqisë, të dielën në mbrëmje duke thënë se Ankaraja ka plane zëvendësuese për situatën në Idlib, ka kërcënuar se nëse nuk përfillen paralajmërimet e Turqisë ndaj operacioneve të ushtrisë së Sirisë në këtë provincë, atëherë do të zbatohen ato plane zëvendësuese.

Hulusi Akar në intervistë me gazetën "Hurriet" ka thënë: "Ne respektojmë ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ne në mënyrë të prerë përsërisim kërkesat tona të ligjshme. Mirëpo nëse armëpushimi do të shkelet në këtë mënyrë, ne kemi edhe planin B dhe C. Mos na detyroni neve, sepse planet B dhe C janë të gatshëm".

Ministri turk i mbrojtjes paralajmëroi se "Nëse forcat siriane nuk tërhiqen deri në fund të shkurtit, ne do të ndërmarrim veprime".

Në bazë të kësaj, ministri i mbrojtjes së Turqisë këto deklarata të tij nuk i ka konsideruar kërcënim, por si opsion të fundit për të arritur në një alternativë paqësore në rajon.

Hulusi Akar duke thënë se Turqi është e gatshme të bëjë çfarëdo veprimi në rast se ushtria e Sirisë pengon arritjen e forcave mbështetëse në pozicionet vëzhguese të Turqisë në Idlib, shtoi: "Pozicionet vëzhguese të Turqisë në këtë rajon (Idlib) janë në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me Rusinë dhe kështu do të mbesin".

Ai duke përsëritur pretendimet e pabaza dhe të pavërtetuar për bombardimin e vendbanimeve civile në Idlib nga ana e ushtrisë së Sirisë, pretendoi se rreth një milion refugjatë që nga viti i kaluar janë shpërngulur nga Idlibi dhe kanë lëvizur drejt kufirit të Turqisë.