Damasku i përgjigjet kërcënimeve të Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94739-damasku_i_përgjigjet_kërcënimeve_të_erdogan
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë i është përgjigjur kërcënimeve presidentit të Turqisë dhe ka theksuar se pas shkatërrimit të grupeve terroriste, është bërë i qartë roli i qeverisë së Turqisë si vegël në dorën e terrorizmit ndërkombëtar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 12, 2020 16:12 Europe/Tirane
  • Damasku i përgjigjet kërcënimeve të Erdogan

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë i është përgjigjur kërcënimeve presidentit të Turqisë dhe ka theksuar se pas shkatërrimit të grupeve terroriste, është bërë i qartë roli i qeverisë së Turqisë si vegël në dorën e terrorizmit ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë edhe njëherë i është përgjigjur kërcënimeve dhe deklaratave të krerëve të Turqisë sidomos kërcënimeve të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, në lidhje me provincën Idlib dhe operacionet e ushtrisë së Sirisë.

Një burim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë në lidhje me këtë ka thënë: "Pas shkatërrimit të grupeve terroriste gjatë operacioneve të ushtrisë së Sirisë, (Turqia) që mbështeste dhe armatoste grupet terroriste dhe i trajnonte pjesëtarët e tyre, tani është zbuluar roli i regjimit të Turqisë si një vegël në dorën e terrorizmit ndërkombëtar dhe si një kukull në dorën e padronëve të vet amerikanë".

Agjencia e lajmeve SANA duke cituar burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, ka thënë se qeveria e Turqisë pa paraqet deklarata të rrejshme dhe gjepura të cilat mund të dalin vetëm nga një person i cili është tërësisht larg nga realiteti dhe nga zhvillimet dhe nuk kupton fare situatën aktuale.

Ky burim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë ka thënë se deklaratat e Erdogan burojnë nga injoranca i cili kërcënon se do të sulmojë ushtrinë e Sirisë, sidomos pasi ushtria siriane u ka dhënë goditje të rëndë terroristëve të tij.  

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë edhe një herë ka theksuar se ushtria e këtij vendi do të vazhdojë të kryejë detyrat kombëtare dhe ligjore të saj në luftën kundër grupeve terroriste në të gjithë territorin gjeografik të Sirisë dhe do të rihap korridoret humanitare dhe të sigurta.