Avionët amerikanë sulmojnë pozicionet e ushtrisë siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94744-avionët_amerikanë_sulmojnë_pozicionet_e_ushtrisë_siriane
Përkundër sfondit të zemërimit të popullit sirian që kërkon tërheqjen e trupave amerikane nga vendi i tij, aeroplanët luftarakë amerikanë bombarduan pozicionet siriane në provincën  Hasake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 12, 2020 15:46 Europe/Tirane
  • Avionët amerikanë sulmojnë pozicionet e ushtrisë siriane

Përkundër sfondit të zemërimit të popullit sirian që kërkon tërheqjen e trupave amerikane nga vendi i tij, aeroplanët luftarakë amerikanë bombarduan pozicionet siriane në provincën  Hasake.

Të zemëruar nga ndalimi i forcave të blinduara të trupave amerikane nga ushtria siriane, Forcat Ajrore të SHBA goditën këtë të mërkurë, të paktën dy pozicione të ushtarëve sirianë të vendosur në lokalitetin Khirbat Amo pranë qytetit Kamishli në provincën Hasake ku sapo janë dislokuar edhe forcat ruse. Sidoqoftë, për momentin nuk është bërë asnjë vlerësim i dëmit të mundshëm. Në mëngjesin e së mërkurës, 12 shkurt, katër automjete ushtarake amerikane u ndaluan nga ushtarët sirianë në një pikë kontrolli në provincën Hasake. Në konfliktin që pasoi midis amerikanëve dhe banorëve, një ushtar amerikan qëlloi civilët sirianë duke lënë një të vrarë dhe një të plagosur. Mospërmbushja e njoftimeve të përsëritura të tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, më e fundit prej të cilave u njoftua në tetor 2019 nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e sirianëve që herë pas here hyjnë në konflikt të armatosur me ushtrinë amerikane.