Bashar Xhaafari heq mundësinë e një armëpushimi në Idlib
Shkurt 13, 2020 08:59 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka hedhur poshtë çdo mundësi për vendosjen e armëpushimit në provincën Idlib.
Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB, ka thënë: Konkurrencat politike janë kthyer në konflikte ushtarake dhe mundësia për vendosjen e një armëpushimi në provincën Idlib është zero. Vendet perëndimore dhe Amerika për arsye të llogarive që kanë me Rusinë duan që ta fusin Turqinë në një konflikt në Siri. Sot në KS të OKB është mbajtur takimi kushtuar situatës në Idlib të Sirisë. Takimi është mbajtur me kërkesë të Amerikës, Francës dhe Britanisë pas avancimeve të ushtrisë siriane në Idlib. Futja e ushtrisë turke në Idlib e ka tensionuar edhe më shumë situatën në këtë provincë.
Tags