Elementë të ISIS sulmojnë Kirkukun
Mediat irakian njoftuan se dje elementë të ISIS kanë sulmuar fshatin Xhemage në veriperëndim të provincës Kirkuk.
Në këtë sulm të terroristëve të ISIS janë vrarë 4 civilë dhe plagosur 2 të tjerë. Me gjithë disfatën e ISIS në Irak, disa elementë të varur nga ky grup terrorist herë pas here kryejnë sulme dhe akte terroriste në zona të ndryshme të Irakut. Grupi terrorist ISIS në vitin 2014 me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimorë dhe arabë mes tyre Arabia Saudite ka pushtuar një pjesë të madhe të zonave veriore dhe perëndimore të Irakut dhe ka kryer krime nga më të tmerrshmet. Pas kësaj Iraku i ka kërkuar ndihmë Iranit për të luftuar kundër terroristëve.