Aeroporti i Alepos rifillon fluturimet pas 8 vjetësh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94935-aeroporti_i_alepos_rifillon_fluturimet_pas_8_vjetësh
Të mërkurën, një avion i kompanisë ajrore siriane Sirian Air zbarkoi në aeroportin e Alepos pas një fluturimi 40-minutësh nga Damasku, duke shënuar rifillimin e fluturimeve midis dy qyteteve më të mëdha të vendit për herë të parë që nga viti 2012.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 19, 2020 18:51 Europe/Tirane
  • Aeroporti i Alepos rifillon fluturimet pas 8 vjetësh

Të mërkurën, një avion i kompanisë ajrore siriane Sirian Air zbarkoi në aeroportin e Alepos pas një fluturimi 40-minutësh nga Damasku, duke shënuar rifillimin e fluturimeve midis dy qyteteve më të mëdha të vendit për herë të parë që nga viti 2012.

Në një prononcim për gazetarët që ndodheshin në këtë aeroplan, Ministri Sirian i Transportit, Ali Hamoud, tha: "Vendosja përsëri në shërbim e Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos dhe rikthimi i fluturimeve të brendshme, dhe më vonë, edhe i fluturimeve të jashtme, është një fitore e rëndësishme, e cila është arritur falë sakrificave të ushtrisë heroike siriane dhe rezistencës së popullit sirian, i cili qëndroi pranë ushtrisë së tij për të çliruar Alepon dhe pjesën tjetër të territoreve siriane. " Rifillimi i aktiviteteve në këtë aeroport u shoqërua nga festimet që u mbajtën në aeroport dhe në të gjithë qytetin e Alepos, banorët e të cilit me entuziazëm të madh shprehën gëzimin e tyre.