Këshilltarët ushtarakë rusë në Katar?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94963-këshilltarët_ushtarakë_rusë_në_katar
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite po i afrohen një stërvitje detare, zyrtarë të lartë të Katarit dhe Rusisë nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 20, 2020 17:06 Europe/Tirane
  • Këshilltarët ushtarakë rusë në Katar?

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite po i afrohen një stërvitje detare, zyrtarë të lartë të Katarit dhe Rusisë nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë.

Në një takim të zhvilluar në Doha, sekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Nikolai Patrushev dhe Khalid ben Mohammed al-Atija, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Katarit, shqyrtuan marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rrugët si t’i përmirësojnë ato, veçanërisht në fushën e sigurisë. Në fund të takimit, të dy palët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për sigurinë. Një numër i ministrave të Katarit dhe zyrtarë rusë morën pjesë në takim dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve. Më vonë, Sheik Khalid Ben Khalifa Ben Abdulaziz al-Thani, Kryeministri i Katarit i cili është edhe Ministri i Brendshëm i vendit, organizoi një banket për nder të Nikolai Patrushev. Katari dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje ndërsa kriza midis Katarit dhe Arabisë Saudite po thellohet; disa burime madje e shohin këtë vizitë  të zyrtarit të lartë rus si një grusht në adresë të Riadit.