Vazhdon avancimi i ushtrisë siriane në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95064-vazhdon_avancimi_i_ushtrisë_siriane_në_idlib
Ushtria siriane ka nisur një operacion të gjerë për çlirimin e provincës Idlib dhe deri tani duke pasur ndihmën e aleatëve të saj të Rusia ka arritur të çlirojë shumë zona duke avancuar për do ditë në këtë provincë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 25, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Vazhdon avancimi i ushtrisë siriane në Idlib

Ushtria siriane ka nisur një operacion të gjerë për çlirimin e provincës Idlib dhe deri tani duke pasur ndihmën e aleatëve të saj të Rusia ka arritur të çlirojë shumë zona duke avancuar për do ditë në këtë provincë.

Gjatë sulmit të avionëve luftarakë të ushtrisë së Sirisë dhe Rusisë kundër pozicioneve të terroristëve në lindje të provincës Idlib, janë vrarë të paktën 60 terroristë. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se një burim ushtarak i Sirisë ka deklaruar se në kohën kur terroristët tentonin të sulmonin pozicionet e ushtrisë së Sirisë në perëndim të rajonit Me'ratul-Nu'man në Idlib, avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë dhe Rusisë gjatë një operacione të përbashkët kanë sulmuar terroristët në periferi të qytezës Dejr Sanbol. Njëkohësisht me këtë, Siria dhe Rusia me anë të një deklarate të përbashkët, kanë theksuar se zona për reduktimin e tensioneve në Idlib për shkak të veprimeve të terroristëve të mbështetur nga Turqia po përballet me rrezikun e një katastrofe njerëzore. Në këtë deklaratë thuhet: "Si rezultat i sulmeve të terroristëve në qytetin Idlib, në veriperëndim të Sirisë, janë vrarë të paktën 150 civilë sirianë.