Plagosen me dhjetëra palestinezë gjatë sulmeve sioniste në jug të Nablosit
Gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në rajonin Xhebel Al-Arame në jug të Nablosit, janë plagosur të paktën 30 persona.
Agjencia e lajmeve WEFA e Palestinës njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr drejt palestinezëve dhe kanë plagosur me dhjetëra prej tyre.
Pas sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në rajonin Xhebel Al-Arame dhe hapjes zjarr drejt palestinezëve, me dhjetëra banorë palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kanë hipur në lartësitë e bjeshkës Al-Arame.
Forcat ushtarake të regjimit sionist të martën gjithashtu kanë hapur zjarr drejt protestuesve palestinezë në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë plagosur rreth 50 palestinezë.