Turqia godet dy avionë luftarakë të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95179-turqia_godet_dy_avionë_luftarakë_të_sirisë
Siria ka njoftuar se dy avionë luftarakë të forcave ajrore të këtij vendi janë goditur nga ushtria e Turqisë në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 01, 2020 15:28 Europe/Tirane
  • Turqia godet dy avionë luftarakë të Sirisë

Siria ka njoftuar se dy avionë luftarakë të forcave ajrore të këtij vendi janë goditur nga ushtria e Turqisë në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se në vazhdon e shtimit të tensioneve në provincën Idlib, ushtria e Turqisë ka goditur dy avionë luftarakë të Sirisë mbi hapësirën ajrore të kësaj province.

Sipas këtij burimi, të dy pilotët e këtyre avionëve kanë arritur të shpëtojnë me parashutë para se të rrëzohen avionët.

Ndërkohë ushtria e Sirisë ka rrëzuar një dron spiunazh të Turqisë në Provincën e Idlibit.

Komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë: “Hapësira ajrore e këtij vendi në pjesën veriperëndimore sidomos në provincën Idlib është mbyllur për çfarëdo lloj avionësh luftarakë ose dronesh të shteteve agresore”.