Asad: Lufta kundër terrorizmit përcakton fatin e rajonit
Presidenti sirian Bashar al-Asad tha se lufta kundër terrorizmit nuk është e kufizuar në Siri ose Libi dhe përpjekja në këtë luftë do të përcaktojë fatin e rajonit.
Asad i bëri komentet të hënën gjatë një takimi me një delegacion nga qeveria lindore e Libisë me qendër në Tobruk. Qeveritë Siriane dhe Libiane po vazhdojnë luftën kundër terrorit, shtoi ai, megjithë pengesat e krijuara nga ndërhyrjet e huaja. Asad tha se lufta kundër terrorit do të përcaktojë fatin e rajonit përballë skemave të krijuara nga disa shtete rajonale që janë duke u përpjekur të imponojnë vullnetin e tyre mbi vendet e tjera duke përdorur terroristët si vegla të tyre. Duke iu referuar ndërhyrjes së qeverisë turke në çështjet e Sirisë dhe sulmit të saj kundër pjesëve veriore të këtij vendi, Presidenti Asad theksoi se politikat e regjimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan bazohen në përdorimin e terrorizmit për të arritur interesat e tij politike dhe ky është një faktor kryesor që nxit paqëndrueshmërinë dhe destabilitetin në të gjithë rajonin.