Dorëheqja e Toufigh Alavi, shkaqet dhe pasojat
Muhamed Toufigh Alavi kryeministri i mandatuar i Irakut, dje në orët e fundit të afatit për krijimin e kabinetit të tij qeveritar, ka dhënë dorëheqje nga detyra e vet duke ia dorëzuar atë presidentit Berham Saleh.
Menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit të mandatuar të Irakut, Adel Abdul’mehdi nga parlamenti i irakut ka kërkuar të përcaktojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Adel Abdul’mehdi kreu i qeverisë së përkohshme të Irakut nga parlamenti ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme deri në dhjetor 2020. Në të njëjtën kohë Berham Saleh president i Irakut ka nisur diskutimet me partitë dhe grupet politike në Irak për të gjetur një kandidat për zëvendësimin e Muhamed Toufigh Alavi. Bisedimet kane nisur me Amar Hakim, Nuri Maleki, Hadei Ameri dhe Hejdar Ebadi. Iraku prej 1 tetorit të vitit të kaluar përballet me protesta popullore. Këto protesta organizohen për shkak të kushteve të rënda ekonomike të njerëzve mirëpo ato me ndërhyrjen e faktorit të huaj dhe pas tradhtisë së disa grupeve politike janë kthyer në protesta të dhunshme. Adel Abdul’mehdi kryeministër i përkohshëm i Irakut duke reaguar ndaj protestave në rrugë ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe prej 1 dhjetorit 2019 e deri tani qëndron në formë të përkohshme për të administruar vendin. Më 1 shkurt të këtij viti presidenti Berham Saleh më në fund zgjodhi Muhamed Toufigh Alavi në postin e kryeministrit të cilin e mandatoi për formimin e qeverisë së re. Mirëpo Alavi pas një muaji përpjekje për formimin e qeverisë ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Një pyetje e rëndësishme është se përse Alavi nuk arriti të formojë qeverinë e re. Zhvillimet në Irak kanë treguar se megjithëse kanë kaluar 100 vjet nga pavarësia e vendit, Iraku vazhdon të vuajë nga kolonizimi dhe nga ana tjetër me situatën e trazuar dhe dhunën 5-mujore, grupet politike akoma mendojnë për interesat e tyre dhe jo për interesin kombëtar. Struktura sociale dhe politike e Irakut është fryt i politikave kolonizuese të Anglisë. Grupet kurde, shiite dhe sunite kanë shtrirje të ndryshme gjeografike në Irak dhe gjatë këtyre 100 viteve ata gjithmonë kanë pas mosmarrëveshje politike mes tyre për marrjen e pushtetit. Si rezultat grupet politike në Irak ushtrojnë presione të shumta për të marrë në dorë postet kyçe ministrore dhe kjo është përdorur edhe ndaj kryeministrit të mandatuar Toufigh Alavi. Me pak fjalë grupet politike në Irak pa marrë parasysh kushtet e ndjeshme të vendit, nuk marrin parasysh interesat kombëtare. Muhamed Toufigh Alavi, në letrën e tij të dorëheqjes për presidentin irakian, deklaroi se presionet e disa partive tregojnë se interesat e tyre personale janë në prioritet dhe nuk merret parasysh interesi kombëtar. Mirëpo cilat janë pasojat e dorëheqjes së Toufigh Alavi? Një prej pasojave më të rëndësishme është se afati i krijimit të qeverisë ka përfunduar dhe për herë të parë presidenti do të marrë në dorë edhe përgjegjësinë e postit të kryeministrit. Një tjetër pikë është se presidenti brenda 15 ditësh duhet të përcaktojë kryeministrin e ri. Zgjedhja e një kryeministri që të jetë i pranueshëm si nga protestuesit por edhe të marrë votëbesimin e parlamentit, është një punë shumë e vështirë. Përveç kësaj pas dështimit të Alavi për krijimin e qeverisë, ekziston mundësia e kthimit të protestuesve nëpër rrugë dhe si rrjedhojë kthimin e dhunës, ndërkohë që në ndryshim nga muajt e kaluar, Iraku aktualisht po përballet edhe me rrezikun e virusit korona.