Ushtarakët sionistë plagosin 63 palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95227-ushtarakët_sionistë_plagosin_63_palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajonin Xhebel Al-Arame në jug të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë plagosur të paktën 63 palestinezë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 03, 2020 14:07 Europe/Tirane
  • Ushtarakët sionistë plagosin 63 palestinezë

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajonin Xhebel Al-Arame në jug të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë plagosur të paktën 63 palestinezë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës të martën ka njoftuar se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist edhe një numër i madh i palestinezëve kanë pësuar lëndime si pasojë e gazit lotsjellës.

Qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë të premten janë përfshirë nga protesta të gjera kundër zgjerimit të kolonive sioniste në territoret palestineze dhe gjatë këtyre protestave janë zhvilluar edhe përleshje mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist gjatë të cilave 268 palestinezë kanë pësuar lëndime nga gazi lotsjellës.