Luftanija e katërt ruse drejt Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95240-luftanija_e_katërt_ruse_drejt_sirisë
Një luftanije ruse mbërriti në Mesdhe gjatë rrugës për në brigjet siriane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2020 17:29 Europe/Tirane
  • Luftanija e katërt ruse drejt Sirisë

Një luftanije ruse mbërriti në Mesdhe gjatë rrugës për në brigjet siriane.

Sipas burimeve turke, "anija ruse Novocherkassk është larguar nga ngushtica e Bosforit në Turqi dhe aktualisht po shkon drejt bregdetit Sirian". "Anija ruse, e ngarkuar me një sasi të konsiderueshme pajisjesh ushtarake, do të ankorohet në portin Tartus, në Siri", mësohet nga Sputnik. Kjo është hera e parë që nga fillimi i vitit 2020 që kjo anije ruse, e rezervuar për transportin e armëve të rënda, do të hedhë spirancën në brigjet siriane. Tre fregatat ruse Admiral Makarov, Admiral Grigorovich dhe Orsk kanë mbërritur tashmë në Siri. Luftanijet Admiral Makarov dhe Admiral Grigorovich madje ishin të pajisura me raketa cruise. Në Siri, fronti verior mbetet i tensionuar ndërsa luftimet midis trupave siriane dhe forcave turke po intensifikohen.