Ushtria siriane vazhdon avancimet në jug të Idlibit
Mars 04, 2020 17:10 Europe/Tirane
Ushtria e Sirisë në vazhdim të avancimeve të saj në pjesën jugore të provincës Idlib, ka hyrë në qytezën Xhezarin në jug të Idlibit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria siriane pas çlirimit të qytetit strategjik Serakib, ka vazhduar avancimet e veta në pjesën jugore të provincës Idlib.
Ushtria e Sirisë pas marrjes nën kontroll të fshatrave Xhubas, Dadikh dhe Kafar Batikh, po mundohet të marrë nën kontroll edhe fshatrat e tjera rreth rrugës strategjike M4 në jug të Idlibit.
Tags