Asad: Siria nuk ka kryer asnjë veprim armiqësor kundër Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95262-asad_siria_nuk_ka_kryer_asnjë_veprim_armiqësor_kundër_turqisë
Presidenti sirian tha se Damasku nuk ka kryer ndonjë veprim armiqësor kundër Turqisë dhe se grindja aktuale midis dy vendeve është e paarsyeshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2020 15:49 Europe/Tirane
  • Asad: Siria nuk ka kryer asnjë veprim armiqësor kundër Turqisë

Presidenti sirian tha se Damasku nuk ka kryer ndonjë veprim armiqësor kundër Turqisë dhe se grindja aktuale midis dy vendeve është e paarsyeshme.

Presidenti sirian Bashar al-Asad, në një intervistë për Rrjetin e Lajmeve Russia 24, theksoi se Damasku gjithmonë i referohet popullit turk si një popull mik, dhe shtoi: "Ka shumë përbashkëta midis popujve të dy vendeve dhe shumë prej banorëve të Turqisë janë me origjinë siriane dhe shumë nga populli sirian ka origjinë turke". "Siria ka interesa jetike të përbashkëta me Turqinë dhe ekziston një lidhje historike dhe kulturore midis dy vendeve, kështu që nuk është e arsyeshme që ekzistojnë dallime serioze midis dy vendeve", tha presidenti sirian.