Arrestohet princi i katërt i Arabisë Saudite
(last modified Sun, 08 Mar 2020 12:55:07 GMT )
Mars 08, 2020 13:55 Europe/Tirane
  • Arrestohet princi i katërt i Arabisë Saudite

Burimet informative kanë njoftuar për arrestimin e princit të katërt të familjes mbretërore të Arabisë Saudite me urdhrin e princit të kurorës së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet e afërta me familjen mbretërore saudite kanë thënë se Najef bin Ahmed është princi i katërt saudit i cili më parë drejtonte inteligjencën ushtarake të Arabisë Saudite i cili u arrestua me urdhrin e Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite.

Ditën e premte gjithashtu me urdhrin e Muhamed bin Selman, janë arrestuar tre anëtarë të lartë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite, duke përfshirë vëllain e mbretit.

Arrestimet vijnë pas shtrëngimit të fuqisë së Princit të Kurorës Muhamed bin Salman. Më 2017, dhjetëra figura të rëndësishme të familjes mbretërore ishin ndaluar nga autoritetet pas urdhrit të princit të kurorës për arrestimin e tyre.

Tre personat e arrestuar ditën e premte janë; vëllai i mbretit princi Ahmed bin Abdulaziz, ish-princi i kurorës, Muhamed bin Najef dhe një anëtar i tretë i familjes, princi Navaf bin Najef.

Aktivisti saudit i njohur me emrin Muxhtehid në rrjetet sociale ka shkruar: “Mbreti Selman ose ka vdekur ose po i numëron çastet e fundit të jetës së tij. Të arrestuarit nuk i përkasin vetëm familjes së Ahmed, por përfshin edhe dhjetëra persona të tjerë. Muhamed bin Selman synon të publikojë një deklaratë të largimit të mbretit Selman bin Abdulaziz nga froni mbretëror”.

 

Tags