Forcat sioniste vazhdojnë arrestimin e të rinjve palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur shtëpitë e palestinezëve në pjesën e vjetër të qytetit Kods dhe kanë arrestuar disa të rinj palestinezë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të shtunën në mbrëmje disa herë kanë kryer sulme dhe bastisje në pjesën e vjetër të qytetit Kods të Palestinës.
Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe sot në mëngjes kanë arrestuar katër palestinezë në Kods dhe kanë sulmuar shtëpinë e dy vëllezërve në lagjen Al-Sa’dije në pjesën e vjetër të qytetit Kods dhe kanë arrestuar ata dy vëllezër.
Forcat sioniste në vazhdon e politikave të tyre pushtuese dhe shtypëse, për çdo dytë kryejnë sulme në rajone të ndryshme të Palestinës së pushtuar dhe arrestojnë të rinj palestinez pa kurrfarë preteksti.