Shtetet e Bashkuara braktisin Bin Salmanin?
Asgjë më nuk është mirë midis Muhamed Bin Salmanit dhe Trumpit; ky i fundit i vlerësoi shumë pak nismat e naftës së Bin Salmanit, të cilat siç duket nuk u konsultuan me “padronin e tij” përpara se të merrte një vendim kaq të madh.
Zhvillimet e fundit në Mbretërinë Saudite: ndalimi i princave disidentë dhe fillimi i një lufte naftoree me Rusinë për çmimin e naftës së papërpunuar, kanë ndikuar në ekonominë amerikane, gjë që e ka bërë Uashingtonin shumë të zemëruar. Pas arrestimit të princave disidentë nga MBS, Uashingtoni, i cili e kishte mbështetur valën e mëparshme të arrestimeve në vitin 2017, këtë herë nuk pranoi të jepte miratimin e tij, shkruan faqja libaneze e lajmeve Al-Ahed në një artikull kushtuar Gjyqësorit saudit. "Blogeri" i famshëm saudit Muxhtahid zbuloi disa detaje të ngjarjeve të fundit në Gjyqësorin saudit duke thënë se arrestimet e princave zemëruan Departamentin e Shtetit, Agjencinë Qendrore të Inteligjencës dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara në atë masë që këto institucione po i bëjnë presion Bin Salmanit që gradualisht të lirojë të arrestuarit. Muxhtahid shtoi gjithashtu se qasja e adoptuar nga MBS përballë Rusisë në lidhje me tregun e naftës provokoi zemërimin e presidentit amerikan që fajësoi trashëgimtarin e fronit saudit për rrëzimin e Bursës së Nju Jorkut. Kjo është arsyeja që presionet e Uashingtonit mbi Bin Salmanin janë rritur më shumë se kurrë. Ambasadori amerikan thuhet se ka biseduar edhe me Princin Ahmed bin Abdelaziz, në arrest policor, për ta siguruar atë për lirimin e tij. Muxhtahid gjithashtu tha që Ben Salman nuk mund t’i pengonte amerikanët të flisnin me Princin Ahmed, por ai ende nuk pranoi ta lironte, sepse e dinte që lirimi i tij me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara do të thoshte se atij do i ofrohej një mundësi e shkëlqyeshme për të fituar pushtetin. E gjitha kjo sepse Princi Ahmed do të kishte një pozicion më të mirë se MBS. Do të thotë gjithashtu se ky i fundit është i vetëdijshëm se i burgosuri i tij nuk do të hezitojë të marrë hak, pasi të lirohet. Presidenti është i shqetësuar për luftën e çmimit të naftës të nisur nga Arabia Saudite kundër Rusisë dhe ndikimin e saj në tregun botëror të naftës dhe beson se kjo mund të dëmtojë atë personalisht, veçanërisht për faktin se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të ndikohen nga kushtet ekonomike dhe nga situata e Bursës së Nju Jorkut që është një faktor kryesor për votuesit. Për Muxhtahidin, ekzistojnë dy skenarë të mundshëm: ose princi i kurorës saudite liron princat disidentë nën presionin e administratës amerikane; ose ai fillon të kërcënojë Trumpin për çështjen e ryshfetit prej një miliard dollarësh që i lidh ata të dy.