Amerika sulmon përsëri pozicionet e Hashd Shaabi
Avionët luftarakë amerikanë dje kanë sulmuar përsëri pozicionet e forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, avionët luftarakë amerikanë ka sulmuar pozicionet e Hashd Shaabit në rajonet Selahudin, Babel, Basra, Qerbela dhe Vasat. Në sulmin e avionëve luftarakë ameirkanë kundër forcave Hashd Shaabi në Irak janë vrarë 2 policë në provincën Babel dhe 7 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu mësohet se në provincën Anbar forcat amerikane kanë bombarduar 5 depo armatimi të forcave Hezbullah të Irakut. Burimet siriane kanë njoftuar për sulmin e avionëve sipas të gjitha gjasave amerikan kundër pozicioneve të forcave të Hashd Sha’bi në afërsi të kufirit Irak-Siri. Kanali televiziv i Sirisë ka njoftuar se avionët luftarakë që sipas të gjitha gjasave i përkisnin koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër ISIS, të enjten në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar disa rajone në juglindje të rajonit Bukemal të Sirisë. Faqja informative Russia Today në një raport të saj ka shkruar se forcat ajrore të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të drejtuar nga Amerika ka kryer sulmet ajrore kundër pozicioneve të forcave të Hashd Sha’bi të Irakut. Kanali televiziv Al Mejadin gjithashtu ka njoftuar për patrullimin e avionëve luftarakë amerikan mbi hapësirën qiellore të provincës Anbar në perëndim të Irakut dhe ka thënë se hapësira ajror mbi bazën ajrore Ajnul Asad është përfshirë nga operacionet ajrore të helikopterët amerikan. Kjo është në kohën kur mediat irakiane të mërkurën në mbrëmje kanë njoftuar për lëshimin e 10 raketave në drejtim të bazës ushtarake Al-Taxhi që është qendër e vendosjes së forcave terroriste të Amerikës.