Kryeministri i mandatuar i Irakut takohet me Abdul’mehdi dhe Hablusi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95567-kryeministri_i_mandatuar_i_irakut_takohet_me_abdul’mehdi_dhe_hablusi
Kryeministri i qeverisë së tranzicionit në Irak është takuar me kryeministrin e dorëhequr të Irakut dhe me kryetarin e parlamentit të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2020 03:08 Europe/Tirane
  • Kryeministri i mandatuar i Irakut takohet me Abdul’mehdi dhe Hablusi

Kryeministri i qeverisë së tranzicionit në Irak është takuar me kryeministrin e dorëhequr të Irakut dhe me kryetarin e parlamentit të këtij vendi.

Adnan Zarafi kryeministri i qeverisë së tranzicionit në Irak dje në darkë pati një takim me Adel Abdul’mehdi kryeministër i dorëhequr i Irakut dhe me Muhamed Hablusi kryetar i parlamentit të Irakut ku theksoi domosdoshmërinë e krijimit të qeverisë për të çuar përpara procesin e reformave dhe për të realizuar programin e duhur që do t’iu përgjigjet kërkesave të protestuesve në vend. Në këtë takim gjithashtu është rënë dakord për disa pika të theksuara nga kryeministri i qeverisë së tranzicionit të Irakut të nevojshme për forcimin e demokracisë në Irak. Vlen të theksohet se Berham Saleh, presidenti i Irakut ditën e martë në një ceremoni speciale ka caktuar Adnan Zarafin në postin e kryeministrit të qeverisë së përkohshme të Irakut. Më herët si mandatar për formimin e qeverisë së re të Irakut ishte zgjedhur Muhamed Toufigh Alavi, i cili dha dorëheqjen në momentin e fundit të krijimit të kabinetit qeveritar.