Turqia sulmon me topa provincën Alepo në Siri
Ushtria turke ka sulmuar me topa qytetin Manbij pjesë e provincës Alepo në Siri.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Akhbaria sipas të cilës ushtria turke ka kryer me dhjetëra sulme me topa në drejtim të fshatrave Arab Hasan dhe Xhabale pjesë e qytetit Manbij. Sipas kësaj agjencie në këtë sulm ka mbetur i vrarë një fëmijë. Operacionet e usthrisë siriane dhe aleatëve të saj në veri të Sirisë, që është bastioni i fundit i terroristëve në këtë vend, ka ngjallur reagimin e Turqisë dhe është pasuar me kërcënime nga ky vend. Turqia është një prej mbështetësve kryesorë të grupeve terroriste në Siri. Ushtria turke në mbështetje të grupeve terroriste, kohët e fundit ka kryer shumë herë sulme ndaj pozicioneve dhe infrastrukturës së ushtrisë siriane.