Palestina vazhdon gjendjen emergjente për t’u përballur me virusin Korona
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka vazhduar gjendjen emergjente në Palestinë edhe për 30 ditë të tjera për t’u përballur me virusin Korona.
Qendra palestineze për informim ka njoftuar se Muhamed Ashtije, kryeministri i qeverisë së Autoritetit Autonom të Palestinës, më parë kishte kërkuar nga Mahmud Abas që duke marrë parasysh shtimin e numrit të personave të infektuar me virusin Korona në Palestinë, të vazhdojë gjendjen e emergjencës.
Ndërkohë Khalid Al-Asili, ministri i ekonomisë së qeverisë palestineze, ka thënë se në rast të vazhdimit të krizës së virusit Korona deri në 6 muaj të tjerë, ekonomia e Palestinës do të pësojë një humbje rreth 3 miliardë dollarë.
Sipas statistikave zyrtare, në Palestinë derti më tani janë regjistruar 160 raste të infektuar me virusin Korona në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës, ndërsa një person ka vdekur si pasojë e këtij virusi.