Pezullohen për tre muaj aktivitetet e Reuters në Irak
Ministria irakiane e informacionit njoftoi se qendra e agjencisë Reuters në Irak i është pezulluar aktiviteti për 3 muaj për shkak të përhapjes së raporteve false.
Ministria irakiane e informacionit në këtë deklaratë theksoi se për shkak të përhapjes së lajmeve të padrejta mbi statistikat e të infektuarve dhe pacientëve me virusin korona në Irak, aktiviteti i agjencisë Reuters në këtë vend pezullohet për tre muaj dhe kjo agjenci ndëshkohet me 25 milion dinar gjobë. Ditë më parë agjencia Reuters ka akuzuar qeverinë irakiane për fshehjen e statistikave të personave të infektuar me virusin korona në vend dhe ka pretenduar se numri i të prekurve me virusin korona është 3-9 mijë njerëz ndërsa pacientët që kanë humbur jetën nga ky virus shkon në 1 mijë njerëz. Ndërkohë autoritetet zyrtare në Irak thonë se me virusin korona deri tani janë infektuar 772 njerëz nga të cilët kanë humbur jetën 54 pacientë.